Dardan Krasniqi ka zhvilluar një takim me qytetarët në fshatin Damanek të Malishevës, ku ka theksuar se fryma e bashkimit dhe mbështetja për ndryshim po rritet çdo ditë.
Ai tha se Damaneku është një vend me histori të lavdishme kombëtare, aty ku ndër shekuj shqiptarët janë bashkuar nën flamurin kuqezi. Sipas tij, edhe sonte është parë i njëjti unitet dhe besim për të ardhmen.
Krasniqi deklaroi se energjia dhe mbështetja e qytetarëve tregojnë se koha për përgjegjësi, zhvillim dhe dinjitet po afrohet, ndërsa shtoi se kur qytetarët bashkohen për një qëllim të përbashkët, ndryshimi bëhet i pashmangshëm.
Ai falënderoi banorët e Damanekut, të cilin e quajti troll i Kadri Minushit, sofrë e luftës dhe vendlindje e Dëshmorit të Kombit, Kujtim Krasniqi, si dhe e shumë bashkëluftëtarëve të orëve të para.