Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Mjeku vdes në vendin e punës në Spitalin e Pejës

Mjeku vdes në vendin e punës në Spitalin e Pejës

Mjeku Specialis Reshat Emra ka vdekur sot në vendin e tij të punës në Spitalin Rajonal të Pejës.

Mjeku dyshohet se ka vdekur nga infarkti derisa ishte në orarin e punës në Spitalin e Pejës, transmeton TV Arbëria.

Njoftim mortor!

Te tronditur e jashtëzakonisht të mërzitur nga vdekja e Mjekut tonë Specialist Dr.Reshat Emra.

Vdekja nga Infarkti Dr.Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar.

Shumë netë pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i Mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për ti shërbyer pacientëve.

Në situat të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja.

I paharruar do të jetë gjithmonë kujtimi për ju