Në natën finale të Eurovizionit, delegatët Serbë në Qendrën e Mediave të festivalit tentuan të largojnë flamurin e Kosovës, gjatë përformacës së Shqipërisë.
Gazetari i cili pengoi këtë veprim thotë së do e raportoj rastin në Eurovizion.
Ishte moment më i rëndësishëm i mbrëmjes për shqiptarët.
Kjo pasi Alis Kallaçi, po përformonte këngen përfaqësuese të Shqipëris në Eurovizion.
Por, në Qendrën e Mediave të këtij festivali, ndodhi një incident.
Delegacioni Serbë tentoi të largoi flamurin e Kosovës.
E gjithë kjo më pretekstin se nuk është e lejuar.
“Derisa po këndonte Shqipëria në Eurovision dhe po festonim normalisht, dhe pa pritur erdhi një grua na afrua dhe e kapi flamurin e Kosovës dhe i tha që flamuri nuk lejohet këtu. Unë mendova në fillim se është dikush prej organizatorëve edhe pse flamuri Kosovës nuk është i ndaluar, por thashë mund të ketë ndonjë mundësi.Kur e pashë që në ID-në e saj shkruan Serbia, sigurisht menjëherë reagova dhe ia kapap flamurin dhe i thashë se kush je ti me e ndaluar flamurin? Ajo pastaj u largua menjëherë”, tregon Alber Limani-gazetar.