Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sami Lushtaku përkujton Xhafer Avdullahin dhe Zenë Veselin: Sakrifica e tyre mbetet frymëzim për brezat

Sami Lushtaku përkujton Xhafer Avdullahin dhe Zenë Veselin: Sakrifica e tyre mbetet frymëzim për brezat

Sami Lushtaku ka përkujtuar dëshmorët e kombit, Xhafer Avdullahin dhe Zenë Veselin nga Aqareva, në përvjetorin e rënies së tyre heroike gjatë luftës për lirinë e Kosovës.

Përmes një mesazhi publik, Lushtaku tha se me nderim dhe respekt janë përkujtuar dy dëshmorët, të cilët më 17 maj 1999 dhanë jetën për lirinë e vendit.

“Sakrifica dhe guximi i tyre mbeten përgjithmonë pjesë e historisë sonë dhe frymëzim për brezat që vijnë”, ka theksuar ai.

Lushtaku ka shprehur gjithashtu respektin dhe mirënjohjen për të gjithë dëshmorët e kombit, duke vlerësuar kontributin e tyre në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Lavdi e përjetshme gjithë dëshmorëve të kombit!”, thuhet në mesazhin e tij.