Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rrahje mes dy grupeve në rrugën Kllokot-Viti, Policia jep detaje

Rrahje mes dy grupeve në rrugën Kllokot-Viti, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rrahjen mes dy grupeve në rrugën Kllokot-Viti. Në njoftim bëhet e ditur se nga kjo rrahje një person ka pësuar lëndime të lehta trupore si dhe ka marrë tretman mjekësor.

Më tej, në njoftim bëhet e ditur se njësitet kompetente të sigurisë janë duke u marrë me rastin. Për këtë rrahje është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Njoftimi i plotë:

“Lëndim i lehtë trupor

Gjilan, 07 janar 2023Stacioni Policor Kllokot me 07.01.2023 rreth orës 03:20, ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën Kllokot-Viti.

Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit. Policia ka kontaktuar me ankuesit, por nuk kanë arritur të takojnë apo identifikojnë të dyshuarit e mundshëm pasi ankuesit ishin nën ndikim të alkoolit njëri 1.63 promila dhe tjetri 0.91 promila, nuk janë intervistuar fillimisht. Bazuar në informacionet e para kemi te bëjmë me një rrahje në mes dy grupeve të personave dhe si pasojë një person ka marr lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar si ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Njësitë Policore të Hetimeve Rajonale Gjilan se bashku edhe me Hetuesit e Stacionit Policor Kllokot kanë vazhduar procedurat hetimore duke bërë shikimin e vendit të ngjarjes, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë që janë në atë zonë ku dyshohet të ketë ndodhur rasti. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit e shtetit po punojnë intenzivisht në grumbullimin e dëshmive lidhur me rastin dhe zbardhjen e tij, në mënyrë që të dyshuarit të vihen para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/TV Arbëria