“The Reds” u mposhtën 4-2 nga Aston Villa të premten mbrëma, teksa presioni mbi Arne Slotin në stolin e “Anfield” vazhdon të rritet.

Ishte një natë e zymtë për Liverpoolin, me shumë pak elemente pozitive – por rikthimi i Salahut në fushë, pas dy ndeshjeve të humbura për shkak të lëndimit, ishte një nga pikat e rralla të mira.

Egjiptiani u aktivizua nga banka rezervë për 16 minutat e fundit në “Villa Park”, duke zëvendësuar Cody Gakpon, i cili ishte thuajse i padukshëm, por as futja e tij nuk mjaftoi që mysafirët ta ndryshonin rrjedhën e ndeshjes.

Salah, i vendosur ta ndalë një skenar të tillë, reagoi pas humbjes tjetër “të dhimbshme”, duke u drejtuar tifozëve përmes rrjeteve sociale dhe duke kërkuar që Liverpooli të rikthehet te futbolli që e luante nën drejtimin e Jurgen Klopp.

“E kam parë këtë klub të kalojë nga dyshues në besimtarë dhe nga besimtarë në kampionë. U desh shumë punë dhe unë gjithmonë bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar klubin të arrinte aty. Asgjë nuk më bën më krenar se kjo”.