Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lista Serbe: Ftojmë të gjithë qytetarët në protestë kundër Albin Kurtit

Lista Serbe: Ftojmë të gjithë qytetarët në protestë kundër Albin Kurtit

Lista Serbe ka bërë thirrje për një protestë të madhe publike, e cila do të mbahet nesër në ora 12:00 në Shtërpcë për shkak të plagosjes së dy djemve serbë në Gotovushë dhe sulmit ndaj një të treti në Kllokot.

“Me rastin e tentativës brutale për vrasjen e djalit serb Stefan dhe të riut serb Millosh, por edhe sulmit ndaj Stefan Tomiqit dhe represionit të vazhdueshëm antiserb të regjimit të Albin Kurtit, nesër do të mbahet një protestë e madhe publike në ora 12 në platonë përballë qendrës kulturore në Shtërpcë. Ftojmë të gjithë qytetarët nga mbarë Kosova që nesër të vijnë në këtë protestë paqësore dhe demokratike, për t’iu ofruar mbështetje të plagosurve dhe familjeve të tyre, por edhe të ngremë zërin kundër tiranisë së Albin Kurtit, pasojë e së cilës është rrezikimi i paqes dhe persekutimi i vazhdueshëm i popullit serb në këto zona”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

/TV Arbëria