Dardan Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Fatos Gecit, duke e akuzuar atë për, siç ka thënë ai, “mashtrim” dhe ofendim ndaj qytetarëve të diasporës.
Sipas Krasniqit, Geci gjatë një takimi me mërgimtarët ka deklaruar se largimi i qytetarëve nga Kosova ndër vite ka ndodhur për shkak të opozitës, pretendim që ai e kundërshton fuqishëm.
Krasniqi ka përmendur të dhëna që, sipas tij, tregojnë një numër të lartë të largimeve nga Kosova në vitet e fundit, duke pretenduar se emigrimi vazhdon të jetë një sfidë serioze për vendin.
“Sot jo vetëm që nga diaspora nuk po kthehen të gjallët, por as të vdekurit nuk po varrosen në Kosovë”, ka shkruar ai, duke kritikuar ashpër gjendjen aktuale.
Në reagimin e tij, Krasniqi ka akuzuar më tej kundërshtarin politik për manipulim të qytetarëve dhe përdorim të çështjeve të diasporës për interesa politike.