Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dardan Krasniqi: Politika duhet t’i bashkojë të gjithë për interes të kombit dhe zhvillimit të vendit

Dardan Krasniqi: Politika duhet t’i bashkojë të gjithë për interes të kombit dhe zhvillimit të vendit

Dardan Krasniqi ka deklaruar se politika më e mirë do të ishte ajo që bashkon muslimanët dhe katolikët për të mirën e kombit dhe zhvillimin e shtetit. Ai tha se një bashkëpunim i tillë duhet të jetë në funksion të interesit nacional.

Megjithatë, sipas tij, bashkimi me figura që, siç u shpreh ai, kontestojnë figura historike si Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, apo që kërkojnë largimin e shqiponjës nga flamuri kombëtar, nuk ka të bëjë me kombin, historinë dhe të mirën e vendit. Në këtë kontekst ai përmendi edhe Mulla Osman dhe Viktor Buzhala.

Sipas Krasniqit, vetëm Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, siç u shpreh ai, dinë ta bëjnë një bashkim të tillë politik.

Ai shtoi gjithashtu se secili ka të drejtë legjitime të kandidojë dhe të marrë pjesë në zgjedhje apo të bëhet deputet.