Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qendrim Kryeziu: Mbështetje për Lushtakun dhe kritika ndaj Kurtit për ngjarjet në Drenicë

Qendrim Kryeziu: Mbështetje për Lushtakun dhe kritika ndaj Kurtit për ngjarjet në Drenicë

Qendrim Kryeziu ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shprehur mbështetje për kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe duke kundërshtuar praninë e Policisë së Kosovës në këtë komunë gjatë ditës së djeshme.

Ai ka kritikuar ashpër pushtetin qendror, duke akuzuar për keqpërdorim të Policisë së Kosovës dhe duke thënë se veprimet e fundit në Drenicë dërgojnë mesazh “sikur banorët duhet të çlirohen nga Sami Lushtaku”.

Në të njëjtin reagim, Kryeziu ka përmendur edhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se “ai në Kosovë ka vetëm dy heronj”, ndërsa Kosova ka shumë figura që kanë luftuar për atdheun, përfshirë edhe Sami Lushtakun.

Ai ka theksuar se Drenica “ka ditur gjithmonë të punojë me pushkë dhe me laps”, duke shtuar se tani “është koha e lapsit”, me të cilin, sipas tij do ta mundim ne zgjedhjet e 7 qershorit