Një person me inicialet A.V., është plagosur rëndë në kokë, dyshohet për dy persona të maskuar që kanë ikur në këmbë në drejtim të panjohur.
Ndërkohë ka folur Enis Pllana, zëdhënës në policinë në Prishtinë.
Konfirmimi i plotë:
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.
Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.