Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Kosova nuk ndërtohet me gjuhë urrejtjeje dhe linçim politik

Kryeziu: Kosova nuk ndërtohet me gjuhë urrejtjeje dhe linçim politik

Kandidati për deputet nga PDK me numër 103, Qëndrim Kryeziu, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Skenderaj, duke thënë se incidenti nuk ishte i rastësishëm, por pasojë e gjuhës së urrejtjes dhe demonizimit politik.

Sipas tij, etiketimet ndaj Sami Lushtakut përbëjnë fyerje ndaj historisë së rezistencës dhe luftës së Kosovës. Kryeziu ka theksuar se heshtja e institucioneve ndaj shpifjeve dhe gjuhës fyese ka ndikuar në tensionimin e situatës politike në vend.

Ai ka deklaruar se Kosova nuk ndërtohet me përçarje dhe etiketime ndaj kundërshtarëve politikë, duke bërë thirrje që gjuha e urrejtjes të marrë fund.

 

Postimi i plotë: