Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kush janë top 5 kandidatët e partive politike për zgjedhjet e 7 qershorit?

Kush janë top 5 kandidatët e partive politike për zgjedhjet e 7 qershorit?

Partitë më të mëdha në vend kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit të vendit, Kosova po përgatitet që të mbajë zgjedhjet e reja nacionale që do të jenë të tretat brenda më pak se dy viteve.

Ndryshime në top-5shet kryesore të kandidatëve për deputetë vërehen në pothuajse të gjitha ish-partitë parlamentare shqiptare të Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës publikoi dje e para listën për kandidatët për deputetë aty ku shihet se bartësi i listës është Ardian Gjini i pasuar nga Besnik Tahiri dhe Time Kadrijaj, kurse lideri i kësaj partie ka zgjedhur numrin 11.

Kjo është lista e AAK-së:

Ardian Gjini
Besnik Tahiri
Time Kadrijaj
Bekë Berisha
Arbër Tolaj
Në anën tjetër edhe në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndryshime nga ajo e kaluara, ku tashmë bartëse e listës do të jetë ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo është top-5she e LDK-së:

Vjosa Osmani Sadriu
Lumir Abdixhiku
3.Kujtim Shala
Doarsa Kica Xhelili
Lutfi Haziri
Jehona Lushaku Sadriu
Ndërsa top-5she e Lëvizjes Vetëvendosje pëson ndryshime pas largimit të ish-deputetëve nga lista Guxo.

Kjo është top-5shja e LVV-së:

Albin Kurti
Glauk Konjufca
Donika Gërvalla Schëarz
Avni Dehari
Albulena Haxhiu
Kurse Partia Demokratike e Kosovës e cila për dallim nga tre partitë e tjera publikoi sot listën e plotë të kandidatëve për deputetë.

Kjo është top-5shja e PDK-së:

Bedri Hamza
Uran Ismaili
Vlora Çitaku
Përparim Gruda
Arian Tahiri