Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pacolli mbështet idenë që lulëkuqja të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë

Pacolli mbështet idenë që lulëkuqja të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka dalë në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në postimin që ka bërë në rrjetin social facebook Pacolli shkruan:

“Shpirtërisht mbështes iniciativën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, që kjo lulëkuqe të vendoset zyrtarisht si simbol i këtij Gjenocidi. Bashkërisht t’i nderojmë viktimat e pafajshme të gjenocidit serb”.

/TV Arbëria