Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës, Policia jep detaje

Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës, Policia jep detaje

Një foshnje dyjavëshe është dërguar pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka thënë se njësitet i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

“Rreth orës 05:40, një foshnje (e lindur para dy javësh), nga familjarët është dërguar në QKMF në Malishevë pa shenja jete. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Hetim i vdekjes””, tha ai.