Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu rihyn në garën zgjedhore me numrin e njëjtë 103 në listën e PDK-së

Qëndrim Kryeziu rihyn në garën zgjedhore me numrin e njëjtë 103 në listën e PDK-së

Qëndrim Kryeziu ka bërë të ditur se do të garojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit me numrin 103 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka deklaruar se zgjedhjet janë me rëndësi të veçantë për Kosovën dhe se vendi, sipas tij, po përballet me sfida ekonomike dhe sociale, përfshirë rritjen e inflacionit.

Kryeziu është shprehur se vendimi i tij për të hyrë në garë vjen si rezultat i përvojës së mëparshme zgjedhore dhe kontaktit me anëtarësinë e PDK-së, duke theksuar besimin në potencialin e këtij subjekti politik.

Ai ka bërë thirrje për mbështetje ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.