Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Operacioni ‘Mjegulla’, Policia kap edhe 6 kg substancë narkotike

Operacioni ‘Mjegulla’, Policia kap edhe 6 kg substancë narkotike

Edhe sot ka vazhduar operacioni ‘Mjegulla’ i Policisë së Kosovës. Është arrestuar edhe një i dyshuar dhe është konfiskuar një sasi e lëndëve narkotike prej 6.3 kilogramë..

Sipas njoftimit, hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë vazhduar edhe sot realizimin e planit operativ ‘Mjegulla’.

“Dje ishte arrestuar një person i dyshuar dhe ishin konfiskuar rreth 40 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë ‘marihuanë. Kurse, sot më 06.01.2023, rreth orës 09:30, kanë vazhduar kontrollet në një depo dhe objekte tjera përcjellëse në Gjakovë. Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe rreth 6 kg e 383 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë. Kurse në dy lokacione tjera në Prishtinë e Podujevë janë gjetur e konfiskuar edhe: 88 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë, dy shishe qelqi me vaj kanabisi, një revole dhe 24 fishekë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se i arrestuari është i dyshuari B.B., (viti i lindjes 1983, mashkull), kurse një të dyshuar tjetër (i njohur për policinë), nuk është hasur dhe i është lënë ftesa për lajmërim në polici.

“I dyshuar është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në fund.

/TV Arbëria