Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka dënuar sulmin mbi dy të rinj serbë në Shtërpcë, sulm të cilin e cilësoi si të pakuptimtë.
Ai tha EULEX-i e përgëzon Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari.
“Në përputhje me mandatin e tij, EULEX. do të monitorojë nga afër hetimin dhe çdo procedurë të mëvonshme ligjore në këtë rast të dhunshëm penal”, është shprehur Wigemark.
Tutje, ai tha se lutjet e tij janë me familjet e të lënduarve dhe me komunitetin lokal në Shtërpcë. /TV Arbëria