Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kur vullnetarizmi shndërrohet ne ideologji per mirëmbajtje të pushtetit

Kur vullnetarizmi shndërrohet ne ideologji per mirëmbajtje të pushtetit

Shkruan: Afrim Kasolli

“Happy men don’t volunteer” Kjo sentence e shkrimtarit te njohur Boris Pasternak, në romanin ikonik Dr. Zhivago, mu kujtua derisa e pash duke qarkulluar nëpër rrjetet sociale një spot të Levizjes Vetëvendosje ku bënte thirrje që sa më shumë vullnetarë të bëhen pjesë e kësaj fushate zgjedhore ne kuadër të iniciativës “vullnetarët për Lëvizjen”

Në mes të shumë folëseve ne këtë shfaqje, me bëri përshtypje veçanërisht ministrja Rizavanolli, e cila jam i bindur që asnje ditë të vullnetarizmit nuk e ka shpenzuar në këtë subjekt politik, e cila ndër të tjera pohoi se ata qe participojne në kete nisme “mund te bëhen pjesë e një komuniteti fantastik që punon për një qëllim më të madh se vetja”. Ndërkohë, lideri i kësaj partie Albin Kurti për të joshur se me shumë të tille, vullnetarët i ka quajtur “shpirti i fushatave tona, por edhe veçantia e tyre. Kontributi i çdonjërit, idetë kreative dhe energjia kolektive janë shtysa të fuqishme drejt fitoreve tona të përbashkëta”.

Pra sa me shumë pakënaqësi politike aq më te mëdha mundësitë për rekrutim të vullnetareve në mënyrë që të shtohet lumturia financiare dhe politike e atyre që janë në majat e hierarkisë politike të pushtetit. Kjo fushatë nuk është asgjë tjetër, pos tjetërsim ideologjik i kauzës së vullnetarizmit në mjet për mirëmbatje të pushtetit. Pra një përpjekje tinëzare që të shtrembërohet vetedija e atyre që angazhohen në këtë nisme në mënyrë që mos ta shohim të vërtetën brutale se më punën e tyre angari do të kontribuojnë në tkurrjen edhe me të madhe të potencialit të tyre politik në favor të forcimit të pushtetarëve.