Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se është pro rikthimit të Fatmir Limaj në Partinë Demokratike të Kosovës.
Përmes një deklarate publike, Lushtaku tha se ka pranuar shumë pyetje nga qytetarët lidhur me këtë çështje, duke theksuar se po të varej nga ai, rikthimi i Limajt në PDK tashmë do të ishte i përfunduar.
“Po të varej nga unë, kjo çështje do të ishte e kryer, sepse qëndrimi im ka qenë dhe mbetet PËR”, ka deklaruar Lushtaku.
Ai shtoi se vendimi përfundimtar i takon Kryesisë së PDK-së, por nënvizoi se do ta mbrojë të njëjtin qëndrim edhe në mbledhjen e partisë.
“Vendimin e merr Kryesia e PDK-së, por unë do ta mbaj këtë qëndrim edhe në mbledhjen e Kryesisë”, u shpreh ai.