Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Marin Sopi: Në Drenicë dhe Malishevë mbështetje e madhe për rikthimin e Fatmir Limajt në PDK

Marin Sopi: Në Drenicë dhe Malishevë mbështetje e madhe për rikthimin e Fatmir Limajt në PDK

Në një analizë të zhvillimeve politike në vend, Marin Sopi ka theksuar se në komunat e Drenicës dhe Malishevës ekziston një disponim i gjerë qytetar për rikthimin e Fatmir Limajt dhe bashkëpunëtorëve të tij në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sopi thotë se, sipas asaj që ka parë dhe dëgjuar në terren, “pothuajse pjesa absolute e qytetarëve” në këto zona janë në favor të një rikthimi të tillë, duke e lidhur këtë qëndrim me sakrificat e bëra gjatë luftës dhe ndjenjën e unitetit politik.

Ai shton se një qytetar i ka thënë se, duke marrë parasysh praninë e figurave të ndryshme brenda PDK-së, nuk do të duhej të përjashtohej një personalitet si Limaj, të cilin e konsideron me merita për kontributin e tij në periudhën e luftës.