Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Agron Hoti: Heshtje e frikshme e evropianëve përballë kaosit në Kosovë

Agron Hoti: Heshtje e frikshme e evropianëve përballë kaosit në Kosovë

SHKRUN; AGRON HOTI

Përderisa evropianët e detyruar nga rusët nga 1999-2019 nuk po linin gurë pa lëvizur për t’ua ulur përkrahjen në popull Krerëve të UÇK-së dhe më pas në 2020 për t’i eliminuar edhe politikisht përmes Speciales, sot ciu s’po bëjnë para kaosit dhe paralizës totale ku ka rrëshqitur Kosova.
Këta evropianë deri në vitin 2019 përziheshin, pra skandalizonin, edhe për punësimin e pastruesve nëpër qeveri, pavarësisht që firmat e pastrimit ishin private, ndërsa sot po kujdesen që Kosova ta humbasë sa më shumë sovranitetin në veri. Për korrupsion e krim të organizuar tërësisht jashtë kontrollit dhe vdekje të perspektivës evropiane as që po flasin më.
Në fakt ambasadori suedez dje kishte filluar të vajtonte sa poshtë ka rënë Kosova sot krahasuar me 20 vite më parë sa i përket integrimit të Kosovës në BE krahasuar me ku ishte Shqipëria përballë Kosovës dje dhe sot. Megjithatë tani – në Evropë – ka filluar t’u bjerë disave ndërmend ç’dëme fatale i kishin bërë Kosovës kur nga 1999-2019 kishin mega-investuar në propagandë brutale kundër Krerëve të UÇK-së në mënyrë që qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë të votonin më pas kundër interesit strategjik të Kosovës, saktësisht siç kemi rrëshqitur sot. Fakti që në Kosovë instalohet politikë që refuzon çdo gjë amerikane duke filluar nga politika e deri te ekonomia dhe projekte strategjike amerikane e tregon ç’orientimin strategjik të Kosovës.
Siç edhe po shihet, krejt qëllimi i evropianëve paska qenë eliminimi politik i Krerëve të UÇK-së si forca politike proamerikane, ndalja e investimeve amerikane në Kosovë dhe bllokimi total i Kosovës në mënyrë që përmes këtij kaosi të na injektohet heshtazi autonomia në veri. Fakti që Kosova tashmë e ka humbur edhe atë pak sovranitet që kishim në veri, është argumenti më bindës për synimet evropiane. Fakti që si evropianët ashtu edhe Serbia po e lavdërojnë Kosovën për shtrirjen e autonomisë së serbëve në veri, po e tregon fytyrën e vërtetë të tyre, të cilët tashmë po korrin investimet e tyre politike në Kosovë.
Ndërkohë, rinia e Kosovës nga paraliza dhe paperspektiva totale ka kapur kokën në dorë dhe po ikën me të madhe drejt Evropës më në nevojë se kurrë për fuqi punëtore të re. Qëllimi e arsyetuaka mjetin: të investojmë paperspektivë totale në Kosovë e Ballkan që t’ua marrim rininë. Mjerisht, kjo po ndodh frikshëm sot.