Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Reagon Kurti për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë: I dyshuari do të përballet me drejtësi

Reagon Kurti për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë: I dyshuari do të përballet me drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj dy të rinjve të nacionalitetit serb, në Shtërpcë. Ai ka thënë se i dyshuari do të përballet me organet e drejtësisë.

Kurti ka thënë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë, dhe se njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti.

Kurti ka thënë se i dyshuar do të përballet me drejtësi.

“E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë”, ka shkruar Kurti.

“Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim”, ka shkruar tutje Kurti.

/TV Arbëria

 

Themes by WordPress