Edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit se “SHBA nuk mund ta përfaqësoj Kosovën”, raporton TV Arbëria.
Hoti ka shkruar në faqen e tij në ‘Facebook’ se Kosova kur bashkëpunonte me vendet mike të Kosovës, njohjet për vendin, vinin direkt nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas tij, kjo qeveri e ka pruar punën që të gëzohemi kur ka njohje të reja.
Reagimi i plotë:
Si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?!
Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë.
Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë. Çudi!
Kurti: ShBA-ja s’mund ta përfaqësojë Kosovën e as unë ShBA-në