Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kriza transaksionale e opozitës

Kriza transaksionale e opozitës

Shkruan: Afrim Kasolli

Sipas disa informatave që po qarkullojne koluareve disa parti opozitare janë duke pasur telashe me kandidatë për deputetetè në keto zgjedhje.

Madje ka qytete të mëdha që nga dega e tyre do ta kenë vetëm një emer, kurse të tjerët do t’i marrin hua nga “rruga” vetëm sa për ta plotësuar kriterin formal të kandidimit në KQZ. Ndonëse arysetimi zyrtar do të jetë se ky freskim po bëhet për t’u dhënë hapësirë njerëzve te rinj.

Ndërkohë, nën këtë justifikim kanë filluar të terhiqen edhe emëra nga gara të etabluar tashmë në këto parti politike. Rasti i djeshëm i Ferat Shales.

Por këto levizje mund ta kenë edhe një anë tjeter. Që tashmë zgjedhjet e njëpasnjëshme janë bërë të papërballueshme financiarisht për opozitën. Po ashtu, nuk është e rastësishme që gjatë gjithë kohës partitë opozitare kanë mbajtur shpresa për një marrëveshje politike me Albin Kurtin, qoftë për ndarje të pushtetit në ekzekutiv, apo vetëm për pozitën e Presidentit me qëllim që ta shmangin skenarin “apokaliptik” të zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.

Mirëpo, ky mund të jetë edhe njëri nga qëllimet e Albin Kurtit. Qe t’i lodh ato deri sa te vjen një moment që për shumë individë nga këto parti të bëhet kosto e madhe kandidimi dhe ta shohin me profitabile tërheqjen sesa investimin. Duket që edhe nën ndikimin e këtij presioni dega e Partisë Demokratike të Kosoves në Prishtinë t’i ketë thënë po koalicionit me Perparim Ramen, ku Uran Ismali u detyrua ta kaperdije shpërfytyrimin e tij publik nga Perparim Rama. Pra që duke u katapultuar në pushtetin komunal në kryeqytet, ku përfshihet edhe ndarja e nderrmarrjeve publike, t’i përdor këto asete për nevoja të mbijetesës politike.

Sidoqoftë, kjo lodhje e partive opozitare nga demokracia nuk është e rastësishme. Ajo edhe është pasojë e mënyrës se si ato e ka koncepetuar politikën. Pa ide dhe aksion kolektiv, por vetëm si një transaksion finaciar, ku ata qe i kanë në dorë këto resurse janë të predispozuar për të fituar. Por në anën tjetër në saje këtij fitimi i konsolidojne klientelat e brendshme partiake. Mirëpo, në mungese të pushtetit qendror tashmë nuk kanë as çka t’u ofrojne vartëseve të tyre. Sepse në keto subjekte është krijuar fryma që angazhimi politik është i dobishëm vetëm për perfitime dhe jo për mbrojtje të ndonjë kauze. Në këtë drejtim nuk është e rastësishme as kriza e rrëfimit që janë duke e perjtuar. Kështu në mungesë të kësaj të fundit dhe si pasojë deficiteve të së parës nuk mbetet asnjë arsyeje për mobilizim politik.

 

Ndërkohë, vete Albini Kurti nuk përjeton këtë presion, sepse ai e zhvillon këtë betejë duke e pasur në dorë infrastrukturën shtetërore dhe mund ta dërgojë vendin nga njëri cikel i zgjedhjeve në tjetrin. Në anën tjetër po ashtu ai ka lidhje të drejtpërdrejtë me bazën elektorale të Vetëvendosjes dhe nuk varet thuajse aspak nga lista e kandidatëve për deputetete. Këta ta fundit përfitojnë vetëm pse janë të “bekuar” nga pushteti i Albin Kurti dhe jo anasjelltas.