Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shkyçet nga rrjeti i ujësjellësit biznesi i lidhur ilegalisht në Drenas

Shkyçet nga rrjeti i ujësjellësit biznesi i lidhur ilegalisht në Drenas

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka identifikuar një kyçje ilegale të një biznesi në Drenas.

Rasti më saktësisht është evidentuar në një biznes në Gllobar të Drenasit.

Sipas KRU “Prishtina”, uji i pijshëm po keqpërdorej nga ky afarist.

“Rasti do të procedohet sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Aksione të tilla do të jenë të shpeshta dhe në tërë territorin e Drenasit” thuhet në njoftimin e KRU-së