Nga Ermal Panduri
Një njoftim i fundit ka ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e kapaciteteve energjetike në vend, duke bërë të ditur se blloqet B1 dhe B2 aktualisht janë jashtë funksionit.
Sipas informacionit, në operim të plotë momentalisht janë vetëm blloqet A3 dhe A4, çka kufizon ndjeshëm prodhimin vendor të energjisë elektrike dhe mund të ketë ndikim në furnizimin e përgjithshëm.
“Veç sa me ju informu: Blloku B1 dhe B2 janë jashtë funksionit! Aktualisht në funksion janë veç A3 dhe A4. Mujshi me ja qëllu kush o tu i fërku durt’”, thuhet në reagim, duke lënë të kuptohet se situata mund të jetë në favor të palëve të caktuara.