Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi e ka quajtur “budallallëk” pjesëmarrjen e ish-ministrit grek të Financave, Yanis Varoufakis në një ngjarje të sponsorizuar nga Qeveria e Kosovës.
Duke shpërndarë një video që tregon Varoufakis duke kërcyer në një konferencë në Moskë, Selimi shkroi në X:
“Gjëja më budallaqe, vërtet jashtëzakonisht e marrë, është se Varoufakis ishte gjithashtu në Kosovë javën e kaluar, në një ngjarje të sponsorizuar nga qeveria e Kosovës me të gjithë ministrat e Kurtit, për të folur kundër projekteve amerikane të gazit. Kjo është gjendja e qeverisë në detyrë të Kosovës në këtë moment. E verbuar nga ideologjia”.