Shkruan: Blerim Latifi
Dështimin ekonomik e mbulojnë me fraza morale e simbolika religjioze.
Mungesën e fabrikave e kompensojnë me tempuj fetarë.
Atë të investimeve zhvillimore me ceremoni politiko-fetare.
Dhe populli i shkretë, i etur për shpresë, e gëlltit trikun.
Deri në ditën kur e gjithë ngrehina e shoqërisë bie dhe bashkë me të edhe rrenat që e dekoronin nga jashtë.