Rrugët në vend po paraqesin një gjendje të rënduar dhe shqetësuese për vozitësit dhe qytetarët.
Rrugët lokale janë degraduar ndjeshëm, ndërsa në disa segmente të autostradave vërehet shembje e dheut dhe gurëve si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes.
Të dy kategoritë e rrugëve po paraqesin rrezik real për qarkullimin dhe sigurinë rrugore.
Mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore nuk është luks, por detyrim i institucioneve përgjegjëse.
Rrugët konsiderohen pasqyrë e shtetit, pasi lidhen drejtpërdrejt me sigurinë, ekonominë dhe dinjitetin e qytetarëve.
“Siç i kemi rrugët, i kemi edhe punët,” ka deklaruar Petrit Lladrovci.
Foto: 03.05.2026 – rruga që lidh Fushë Kosovën, Drenasin dhe Obiliqin.