Shkruan: Afrim Kasolli
Sa me shumë që do të intensifikohet fushata elektorale për zgjedhjet e 7 Qershorit aq më tepër do të shtohet qasja “gjuetisë se shtrigave” ndërmjet partive politike se kush është fajtor dhe viktimë pse qytetarët e Kosovës do te detyrohen të dalin edhe një here para kutive të votimit, pas dështimit të Kuvendit për ta zgjedhur Presidentin/en e re te shtetit.
Kuptohet, Lëvizja Vetëvendosje këtë bllokadë do ta interpretoje si komplot të partive opozitare për t’ia pamundësuar Albin Kurtit qeverisjen e plote mandatore, kurse subjektet opozitare parlamentare këtë krizë do ta interpretojne si pasojë te mendësise arbitrare të Albin Kurtit qe nuk e njeh logjiken e kompromisit dhe marrëveshjeve politike ndërpartiake. Sidoqoftë, fajësia ose jo fajësia në këtë rast mund të ndahet në dy rrafshe, atë juridik dhe politik. Dhe në rastin e parë nëse i referohemi Akgjykimit Nr. KO 29/11 të Gjykatës Kushtetuese, i njohur ndryshe si rasti Pacolli, në planin juridik shkruan qarte se si duhet te sillen deputetet per te shmangur bllokada te tilla.
Ne nenin 83 të këtij aktgjykimi shprehimisht thuhet se “te gjithe 120 deputetet e Kuvendit duhet te ndjehen te obliguar sipas Kushtetutes, Ligjit per deputetet, Rregullores se punes se Kuvendit dhe Kodit te sjelljes te marrin pjese ne seancat plenare te Kuvendit dhe te perkrahin procedurat qe parashihen aty, por mbi te gjitha, nje obligim vis-a-vis per njerezit e Kosoves qe i zgjodhen ata”.
Ndërkohë, neni 84 i të njëjtit Aktgjykim pohon se “zgjedhja e Presidentit te Kosoves, i ciIi sipas nenit 83 [Statusi i Presidentit] eshte Kreu i Shtetit dhe perfaqeson unitetin e njerezve te Republikes se Kosoves, eshte e nje rendesie kaq te madhe, saqe te gjithe deputetet, si perfaqesues te popullit te Kosoves, duhet ta konsiderojne si detyre kushtetuese te tyren, pervec; nese ju lejohet nga Presidenti i Kuvendit, te marrin pjese ne proceduren per zgjedhjen e Presidentit sic; percaktohet ne nenin 86 [Zgjedhja e Presidentit] te Kushtet”.
Natyrisht, Lëvizja Vetëvendosje këto dispozita do të tentojë t’i përdorë si argument kryesor për shfajesimin e vetvetes, sepse deputetet e së njëjtës kanë qenë ne sallë në pritje te atyre të opozitës. Edhe pse po ky parim normativ mund t’i kthehet në bumerang duke qenë se ky subjekt politik me perjashtim të vitit 2021 dhe në këtë rast, asnjëhere tjetër që kur është publikuar ky Aktgjykim, nuk i ka perfillur ato. Sidoqoftë, këto dy formulime tregojnë pa ekuivoke se deputetet e Kuvendit i kanë shpërfillur detyrimet e tyre kushtetuese duke ju dhënë përparësi atyre partiake.
Por duke qenë se te njejtit nuk mund ta fitojme atë pozitë, pa qenë paraprakisht ne parti, atehere ky cikël vicioz i krizave tregon se thelbi i tyre qëndron ne përplasjen gjithnjë e me te madhe ndërmjet intersave shtetërore dhe partiake, te cilat po bëhen gjithnjë me të huaja ndaj njëra-tjetres.
Pra juridikisht kushdo që qe ka refuzuar të bëhet pjese e procesit të zgjedhjes se Presidentit ka rënë në kundërshtim me këtë imperativ shtetëror. Kurse, politikisht se kush do te mbetet me shumë fajtor do ta “vendos” populli me 7 qershor. Sepse kjo do të jetë tema kryesore e kësaj gare elektorale politike.