Besimtarët ortodoksë festojnë ditën e sotme ditën e shenjtë të “Ujit të Bekuar”. Kjo festë e madhe festohet çdo vit, duke mbledhur qindra dhe mijëra besimtarë të krishterë.
Dita e Ujit të Bekuar ka lidhet me hedhjen e kryqit në ujë.
Sipas Biblës dita e ujit të bekuar, përkon me parathënien e 3 personave që panë në qiellin e Bethelemit në Jeruzalem yllin, i cili paralajmëronte lindjen e Jezu Krishtit.
Të tre dijetarët kishin ardhur nga vende të ndryshme për të parë lindjen e Krishtit dhe për ti dedikuar atij dhurata të ndryshme. Duke u nisur nga ky fakt, kjo ditë njihet si dita e bekimit nga Zoti, të ujërave të të gjithë botës. /TV Arbëria