Shkruan: Afrim Kasolli
Odiseada e zgjedhjes së Presidentit/es së re të shtetit, perfundoi ashtu edhe siç pritej, pa marrëveshje politike ndërmjet subjekteve paralmanentare.
Shperfillja e afatit të vendosur nga Gjyakata Kushtetuese ndah deputetëve, tashmë nuk lë hapësirë tjetër pos shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, nga UD. Presidentja, Albulena Haxhiu, pas konsultimeve me partitë politike.
Ajo qe mund të thuhet me siguri është fakti se zyrtarisht i vetmi subjekt politik që kishte bërë propozime për ta plotësuar këtë pozitë ishte Lëvizja Vetëvendosje. Fillimisht me dy kandidatë nga partia e saj, Glauk Konjufcen dhe Fatmire Kollcakun,
mëpastaj duke i kërkuar LDK-se dhe PDK-se që ato t’i nominojne tre emëra me kredibilitet politik dhe publik. Si dhe në fund me dy emëra, njërin nga partia e saj Hatixhe Hoxha dhe tjetren nga shoqëria civile, Feride Rushiti.
PDK ne fund u distancua plotësisht nga këto përpjekje, kurse LDK e ofroje një listë me nënshkrime te deputetëve, por që mungonte zyrtarisht kandidati i tyre i preferuar. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që nga fillimi ka insistuar që Ramush Haredinaj mbetet kandidati i saj për President, mirëpo për shkak se i njëjti nuk ia doli ta marrë as mbështetjen e partive opozitare nuk e kaloi këtë test procedural.
Pra ne baze të këtyre dinamikave, qytetarët e Kosovës nuk e dine se cilët kanë qenë kandidatët e preferuar të opozitës. E tëra cka ata kane pare ka qenë një lloj refuzimi konstant i përpjekjeve formale të pushtetit për adresuar këtë krizë, por jo diçka më shumë. Ata kanë dëshmuar se për çka janë kundër, por jo se për cka janë pro. Thjesht e tërë sjellja e tyre i ngjasonte “dialektikes negative te zbrazëtesise”.
Dhe ky pozicion vërehej edhe nga mënyra e arsyetimit të tyre. Ndonëse nuk thuhej hapur, por në mënyrë të vazhdueshme eksponentë të opozitës aktuale nuk harronin t’ia perkujtonin Albin Kurtit, kohen kur ai prej pozicionit të opozitarit kishte mbajtur një qasje bllokuese ndaj çdo iniciative të “regjimit të vjetër” Prandaj, ai tash po përballej me hakmarrjen e tyre.
Madje me një dallim, sepse derisa i pari kundërshtimet e tij i kishte manifestuar me aksione të drejtpërdrejta duke mos nguruar që ta perdor as gazin lotesjelles, keta të fundit thjesht i kanë braktisur seancat dhe janë zhvendosur në sallat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Megjithatë, nëse ky është motivi kryesor i refuzimit opozitar, atëherë kjo nënkupton se Albin Kurti paska vepruar drejtë atëbotë, sepse të njëjtit nuk do të kishin nevojë ta imitonin. Prandaj edhe po i përdorin monedhat e tij. Siç duket të inspiruar nga parimi metafizik i karmas, ato në fund treguan se janë brenda skemës repetitive të inaguruar nga Albin Kurti.