Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim unik prej 2 vjet burgim dhe 15 mijë euro, Slobodan Radenkoviqin, i akuzuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan më 2023.
Aktgjykimi u shpall nga gjykatësja Medie Bytyqi pasi i akuzuari Radenkoviq ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë Speciale.
Këtë aktgjykim e ka mirëpritur PSRK.
Sipas njoftimit të këtij institucioni vendimi përbën një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të vendosjes së drejtësisë dhe adresimit të veprimeve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Në reagimin e saj, institucioni vlerësoi se ky aktgjykim njëkohësisht përforcon sundimin e ligjit dhe dërgon një mesazh të qartë se veprat penale ndaj personave zyrtarë dhe rendit publik nuk do të tolerohen.