Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kush janë vëllezërit binjakë që kujdesen për sigurinë e familjes së Cristiano Ronaldo – ata paguhen 800 mijë euro në muaj

Kush janë vëllezërit binjakë që kujdesen për sigurinë e familjes së Cristiano Ronaldo – ata paguhen 800 mijë euro në muaj

Me nënshkrimin e kontratës me Al Nassr, Cristiano Ronaldo u bë futbollisti më i paguar, pasi llogaritet se portugezi do të fitojë rreth 200 milionë euro në vit, kontrata është e vlefshme për dy vjet, dhe më pas ai mund të pranojë rolin e ambasadorit për Kupën e Botës në vitin 2030, pra funksioni i drejtorit sportiv.

Ronaldo u mirëprit në kryeqytetin saudit Riad si yll, iu dha në shfrytëzim i një vilë luksoze me vlerë 14 milionë euro dhe për sigurinë e tij dhe të familjes kujdesen dy roje sigurie, përkatësisht vëllezërit binjakë Jorge dhe Sergio Ramalheiro.

Ronaldo është nën mbrojtje 24 orë në ditë dhe këta vëllezër janë ish komandant që kaluan kohë në misione paqeruajtëse në Afganistan.

Portugezi ka besim absolut te vëllezërit Ramalheiro për një kohë të gjatë. Ata ishin me të në Torino kur luante për Juventusin, ishin me të në Manchester dhe tani vazhdojnë bashkëpunimin në Riad. Përveç Ronaldos, ata kujdesen për sigurinë e Georgina, fëmijëve dhe pjesës tjetër të familjes.

Detyra e tyre është të sigurohen që të mos ketë asnjë incident dhe të vërejnë ndonjë aktivitet të dyshimtë përpara se të bëhet një rrezik potencial. Ata paguhen për t’u siguruar që nuk ka asnjë problem, dhe edhe nëse ndodh, detyra e tyre është ta rregullojnë atë pa e vënë re lojtari apo dikush përreth tij. Ata fitojnë rreth 800 mijë euro në muaj, ndaj nuk mund të refuzonin ofertën e Ronaldos për t’u larguar nga policia.