Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti pranoi kërkesën e Rashiqit për vizitën e Patriarkut Porfirije në Kosovë

Kurti pranoi kërkesën e Rashiqit për vizitën e Patriarkut Porfirije në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pranuar kërkesën e ministrit për Kthim dhe Komunitet, Nenad Rashiq për vizitën e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse.

“Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojet e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Paralajmёrimi i Patriarkut Porfirije se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё, siç ka potencuar qeveria, është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia.   /TV Arbëria

Themes by WordPress