Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Seanca e VV për Presidentin, PDK shpalos qëndrimin në orën 13:15 në hollin e Kuvendit

Seanca e VV për Presidentin, PDK shpalos qëndrimin në orën 13:15 në hollin e Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës tha se do ta shpalosë qëndrimin e saj në orën 13:15 në lidhje me zhvillimet për seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit, të cilën e thirri Vetëvendosja.

“Ju njoftojmë se sot, në orën 13:15, përfaqësuesit tanë do ta shpalosin qëndrimin e PDK-së para mediave në hollin e Kuvendit të Kosovës”, tha partia në një postim.

PDK bashkë me partitë tjera opozitare s’morën pjesë në seancën për Presidentin që u mbajt mbrëmë dhe që vazhdoi sot.

Ajo u shty nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për në orën 14:00.