Basri Beka ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike në vend, duke paralajmëruar se situata aktuale nuk është më vetëm krizë politike, por rrezik për rendin kushtetues.
Ai thekson se shkelja e procedurave sot mund të çojë nesër në cenimin e vetë republikës, duke kritikuar qasjen e pushtetit dhe ambicien për “të hyrë në histori” me projekte si “Republika e Tretë”, që sipas tij rrezikojnë ta dobësojnë shtetin nga brenda.