Një burrë është arrestuar dje në Suharekë pasi ka sulmuar fizikisht gruan e tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor.
Policia sot ka informuar se me vendim të prokurorit, është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër, bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.”, ka bërë të ditur Policia.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /TV Arbëria