Shkruan: Afrim Kasolli
Ka vazhduar të jetë temë diskutimi deklarimi i pasurisë së politikanëve te profilit të lartë në Agjencinë për Antikorrupsion. Kuptohet me theks të veçantë sensacion është bërë deklarimi i Albin i Kurtit, se në xhirollgarine e tij bankare i ka vetëm 16 euro e 49 cent.
Së fundi ndaj këtij fenomeni reagoi edhe numri dy i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në Kuvdin e Kosovës duke u shprehur sic tha i shqetësuar për këtë paradoks. Pra thjesht partite opozitare nuk po mund te pajtohen me faktin se Albin Kurti është i pakorrutuar.
Kam shkruar edhe në të kaluarën se ky paradoks vjen nga dy koncepte të ndryshme te korrupsionit. Ajo ne sensin tradicional që ne jemi mësuar ta shohim kur zyrtarët publikë e përdorin pushtetin e tyre për të akumuluar pasuri private për vete dhe rrethin e tyre te ngushtë familjar. Ndërtojnë firma private, vila, banesa dhe bëjnë jetë të shkëputur nga ajo e qytetarëve të zakonshëm sipas imazhit të bon vive. Veprimtarine politike dhe publike e kanë vetëm si zgjatim të interesave private.
Dhe në këtë drejtim Albin Kurti është imun. Ai nuk tundohet nga shtysa të tilla. Kjo edhe është arsyeja qe edhe pas gjashtë viteve qeverisje asnjë nga vëllezërit dhe rrethet e ngushta familjare të Albin Kurtit, nuk është dalluar me hapje te firmave fantome në ndërtim dhe veprimtari tjera sic kane bërë vëllezërit e kryeministrave paraprake. Po ashtu, Albin Kurti personalisht nuk posedon rrjet te kafiterive, restoranteve lukoze apo fabrikë te çokollatave, sic thuhet që i ka në pronësi vete Uran Ismaili.
Por a është e paster qeverisja e Albin Kurtit nga korrupsioni? Pa dyshim se jo. Sidomos në tregun energjetik. Mirëpo dallimi është se ai këtë veprimtari e integron ne funskion të Lëvizjes Vetevendosje në mënyrë qe kjo te jete sa më fuqishme politikisht. Sepse Albin Kurti e ka kuptuar një gje që sa me te konsoliduar ta ketë partine aq më shumë kapital politik i ofron ajo. Dhe pikërisht në saje të kesaj force kolektive politike ai ia doli qe t’i mund ata qe i dobësuan partite e tyre për t’u forcuar persoanlisht dhe familjarisht. Ngase ne këtë mënyrë ata e cenuan atë medium nga ky pulson pushteti politik i një subjekti kolektiv.
Prandaj, arsyeja e vërtetë se pse Uran Ismaili mund të jetë i shqetësuar mbi “varfërinë ” zyrtare të Kryeministrit ka të bëjë edhe me faktin se si është e mundur që Albin Kurti “me 16 euro ne xhep” po ia del të fitojë me lehtësi të padurueshme ndaj partisë së Uran Ismailit dhe atij personalisht për kundër faktit që së bashku me grupin e tij e ka në pronësi gjithë atë klientele bizensesore private. Por përgjigja në këtë rast mbase është e thjeshtë. Që para se t’i rrezonte nga froni Albin Kurti, ata e mundën vetveten duke e shndërruar pushtetin qe ua ofronte partia në mjet për bizneset e tyre, kurse Albin Kurti e shndërroi biznesin ne instrument të partisë se tij. Dhe kjo eshte arsya qe ai është i dobët financiarisht por gëzon supremaci hegjemonike narrative dhe politike , kurse Uran Ismaili dhe shumë urana te tjerë te partive opozitare janë te fortë financiarisht, por te dobët politikisht. Sepse këta të fundit të zhveshur nga çdo narracion politik nuk u ka mbetur çka të ekspozojnë tjetër publikisht pos bizneseve personale.