Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Pejë, një i arrestuar për bashkëjetesë me një vajzë të mitur

Pejë, një i arrestuar për bashkëjetesë me një vajzë të mitur

Një burrë është arrestuar dje në Pejë për veprën penale “Bashkëjetesë jashtëmartesore nën moshën 16-vjeçare”.

“Ankuesi mashkull ka raportuar se vajza e tij e mitur ndodhet në shtëpinë e të dyshuarit mashkull shtetas i Kosovës me qëllim për të bashkëjetuar me të.”, ka informuar sot Policia.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /TV Arbëria