Një tragjedi e paimagjinueshme ka tronditur qytetin e vogël Enoch në Utah, SHBA.
Tetë anëtarë të një familjeje, përfshirë pesë fëmijë, u gjetën të vdekur të mërkurën nga të shtënat me armë zjarri.
Policia u thirr për të kontrolluar familjen, e cila nuk kishte dhënë shenja për disa kohë, sipas Reuters.
Tetë trupa, tre të rritur dhe pesë fëmijë u gjetën atje, tha zëdhënësi i policisë Rob Dotson.
“Ne ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur, ne nuk do të bëjmë asnjë supozim,” tha Dotson, duke shtuar se “komuniteti lokal është i tronditur. Të gjithë e njihnim familjen. Shumë prej nesh shkuan në kishë dhe shkollë me ta”.
Enoch City, me një popullsi prej rreth 8,000 banorësh, ndodhet në Utah, rreth 400 km në jug të Salt Lake City. /abcnews.al/ /TV Arbëria