Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ilir Shaqiri për Qosjën: Institucion i mendimit shqiptar, mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë

Ilir Shaqiri për Qosjën: Institucion i mendimit shqiptar, mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë

Sot, ka vdekur akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij, e cila njoftoi se varrimi është kryer në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e anëtarëve më të ngushtë.

Rreth kësaj ka reaguar, këngëtari Ilir Shaqiri. Ky i fundit e ka vlerësuar Qosjën si ‘’institucion i mendimit shqiptar’’.

Postimi:

U shua INSTITUCIONI I MENDIMIT SHQIPTAR, Volteri i Gadishullit Ilirik, Qiriri metonimik i Naim Frashërit, që për 7 dekada ndriti mendjet e bashkëkombësve të tij, çjerri maskat hegjemoniste, dhimbjesjellëse mbi një popull të pambrojtur me histori e kulturë të lashtë dhe shpërpushi zemrat e çlirimtarëve!

Ishte dhe mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë!

Lamtumirë, PROFESOR!