Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një javë nga tragjedia në Malishevë ku vdiq babai me dy fëmijët, ishin në banim social nga viti 2021

Një javë nga tragjedia në Malishevë ku vdiq babai me dy fëmijët, ishin në banim social nga viti 2021

Kanë kaluar një javë nga ngjarja tragjike në Komunën e Malishevës, ku  humbën jetën tre persona, babai me dy fëmijët e tij, vajzën 12-vjeçare dhe djalin 9-vjeçar, si pasojë e asfiksimit nga tymi i shkaktuar në banesën e tyre.

Trupat, me kërkesë të Prokurorisë ishin dërguar në IML për obduksion, raport për të cilin familjarët ende nuk kanë pranuar përgjigje.

Ilir Berisha ishte baba i katër fëmijëve. Dy fëmijët e tjerë të të ndjerit,të cilët nuk ishin në banesë kur edhe ndodhi zjarri, vajza 13-vjeçare dhe djali katërvjeçar janë për momentin nën kujdestarinë e gjyshit dhe xhaxhait të tyre. Prindërit e tyre ishin divorcuar më parë.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë, Amrush Helshani, bën të ditur për KosovaPress se kjo familje ishte në banim social që nga viti 2021, e përveç skemës sociale edhe vajza që nuk i mbijetoi tymit, kishte një pension të fëmijërisë nga viti 2022.

Ai tregon se janë duke punuar në marrjen e vendimit edhe të kujdestarisë për fëmijët. Ai flet edhe për problemet e mundshme me energji elektrike dhe raportet zyrtare lidhur me rastin.

Se familja Berisha nuk ishte ankuar asnjeherë për energji elektrike, thotë edhe zyrtari i banimit social në drejtorinë e Shërbimeve Publike, Fadil Shala.

Shala ka bërë të ditur dy objektet dhe çerdhet janë të kyçura me një transformator të veçantë që është i krijuar në bazë të pëlqimit elektro-energjetik.

Ilir Berisha me dy nga fëmijët e tij humbi jetën më 16 prill në lagjen “Mirdita” në Malishevë. Fillimisht ishte dyshuar se ata humbën jetën nga një shpërthim i një bombole të gazit, por që më pas u mohua nga organet e sigurisë. Aktualisht organet kompetente janë duke u marrë me rastin, për të gjetur shkaktarin e tymit të shkaktuar në banesën e tyre./kp/