Në 20-vjetorin e vrasjes së Tahir Zemajt, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Strellc të Deçanit.
Abdixhiku ka thënë se Zemaj ishte dhe mbetet ikonë e qëndresës politike dhe ushtarake.
Ai ka përmendur edhe betejat e udhëhequra nga ai për të cilat ka shprehur vlerësimim.Më tej, ai ka thënë se ikja e tyre në kohë paqeje është dhimbja më e madhe.
Tutje, ai ka thënë se ai duhet rikujtuar edhe si një nga njerëzit më të afër të presidentit historik, Ibrahim Rugovës.
/TV Arbëria