Shkruan: Agron Hoti
Sulmet brutale politike, me të cilat janë përballur Krerët e UÇK-së para, gjatë dhe pas luftës, do ta kishin rrëzuar nga pushteti edhe një president amerikan apo kancelar gjerman.
Deklarata jugosllave sot në Kuvend kundër ish-Kryetarit Thaçi nuk është as e para e as e fundit e atij lloji. Ajo është fryt i po asaj makinerie dhe inxhinieringu politik të ngritur në Kosovë nga Rusia përmes Serbisë, shumë evropianëve dhe një armate të tërë kinseshqiptarësh që edhe sot me vetëdije të plotë çojnë ujë në Serbi dhe Rusi.
Prandaj, eliminimi politik i Krerëve të UÇK-së është bërë pikërisht për ta rikthyer mendësinë jugosllave në Kosovë, e cila po thotë hapur tashmë: “më mirë ishim nën Serbi sesa nën Shqiptari”. Jo rastësisht Kosova është futur dhe vazhdon të jetë nën sabotazh vendor dhe ndërkombëtar, pra në paralizë totale së brendshmi dhe së jashtmi, si rezultat i së cilës vendi po përballet me ikjen më të madhe në Evropë të rinisë dhe atyre pak profesionistëve që kanë ngelur.