Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dardan Krasniqi hedh akuza për lidhje të dyshimta në sektorin energjetik

Dardan Krasniqi hedh akuza për lidhje të dyshimta në sektorin energjetik

Dardan Krasniqi ka publikuar një reagim të ashpër, duke ngritur dyshime për përfshirje të zyrtarëve politikë dhe familjarëve të tyre në çështje që lidhen me sektorin e energjisë në Kosovë.

Sipas tij, deputeti Ejup Ahmeti nga subjekti “Siguri dhe Begati” dyshohet se është aksionar me 50% në një kompani nga Shqipëria, e cila, sipas pretendimeve, është e përfshirë në blerjen e energjisë elektrike dhe lidhet me rrjete të caktuara biznesi. Krasniqi pretendon se kjo kompani, brenda një periudhe më pak se dy muaj, ka realizuar transaksione mbi 10 milionë euro në energji elektrike pa taksa shtesë.

Në reagimin e tij përmendet edhe deputeti Enver Haliti, po ashtu nga i njëjti subjekt politik. Sipas Krasniqit, familjarë të tij kanë qenë të përfshirë në projektin për ndërtimin e një nënstacioni në Malishevë, projekt i KOSTT. Ai thekson se vlera e këtij projekti, që fillimisht ishte rreth 4.2 milionë euro, ka arritur në rreth 6.7 milionë euro kur është marrë në realizim në dhjetor të vitit 2025.

Krasniqi i cilëson këto zhvillime si pjesë e një “mafie energjetike” dhe ngre shqetësimin për, siç thotë ai, mungesën e transparencës dhe llogaridhënies në këtë sektor.