Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Publikohet fotografia e autorit të vrasjeve në Podgoricë

Publikohet fotografia e autorit të vrasjeve në Podgoricë

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi ka publikuar fotografinë e Vehad Muriq (25 vjeç), i cili dyshohet për vrasjen e trefishtë që ndodhi në lagjen “Aeroporti i Vjetër”.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar.

Muriq dyshohet se gjatë natës në një banesë me qira ka vrarë dy vëllezërit nga Rozhaja, Denis Hot (28 vjeç) dhe Nezrin Hot (27 vjeç), si dhe një person të tretë, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht, shkruan Vijesti, përcjell Insajderi.

Policia ka njoftuar se të gjitha kapacitetet janë në terren për kapjen e të dyshuarit dhe u bën thirrje qytetarëve që: Nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, ta lajmërojnë stacionin më të afërt ose të thërrasin në numrin 122.

Të bëjnë kujdes të shtuar nëse gjenden në të njëjtën zonë apo objekt me këtë person.

“Në koordinim me Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë, po ndërmerren masa urgjente për lokalizimin dhe ndalimin e tij,” thuhet në deklaratën zyrtare.

I dyshuari, i cili po ashtu është nga Rozhaja, raportohet se punonte në ndërtimtari bashkë me viktimat.

Pas krimit makabër, ai dyshohet se ka ikur drejt vendlindjes së tij, ku ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij përpara se të zhdukej pa gjurmë.