Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm

Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm

Gjykata vendos: Të akuzuarve Naim Murseli dhe Granit Pllava u shqiptohet dënim me burgim të përjetshëm

Gjykata e ka shpallur fajtor Naim Murseli për vrasje e bashkëshortes, Liridona Ademajt.

I akuzuari Granit Pllava është shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë, e kryer në bashkëkryerje

Po ashtu, Granit Pllava është shpallur fajtor për veprën penale mbajtje në pronësi dhe kontroll të armës.

I akuzuari Kushtrim Kokalla është shpallur fajtor për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.