Halil Geci, ka njoftuar se sot bashkë me familjarë të tjerë e kanë përcjellë Gani Gecin për në burg ku edhe do ta vuaj dënimin me 3 vjet e gjashtë muaj për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.
“Sot vëllau i jonë Ganiu po i përgjigjet vendimit të gjykates i dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj,neve si vëllezër me djemet tonë dhe miqë e shokë po e përcjellim që vëllau i jonë me përkushtim i nënshtrohet denimit. Urojm të këthehet sa ma shpejt dhe më nderë si gjithmonë. Gjithmonë se bashku do ja dalim”, ka shkruar Halil Geci.
Më 30 nëntor 2022 Gjykata e Apelit kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit dhe kishte konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore që kishte dënuar Gecin me 3 vite e gjashtë muaj burg.
Sipas vendimit, Gani Geci ka qëndruar në paraburgim prej 22 gushtit të 2014 deri 3 qershor 2016, kohë e cila do t`i llogaritet në dënimin e plotë./TV Arbëria